Home / Bota / Uashington: Moska mund të zëvendësojë diplomatët e larguar

Uashington: Moska mund të zëvendësojë diplomatët e larguar

Rusia mund të bëjë kërkesa për akreditime të reja që të zëvendësojë 60 zyrtarët të konsideruar nga SHBA-ja si spiunë dhe të përjashtuar në formë reprezalje në lidhje me helmimin e një ish-agjenti rus në Britani të Madhe, sipas një përgjegjësi amerikan.

Amerikanët njoftuan këtë javë largimin e 48 diplomatëve rusë që punonin në ambasadën e Rusisë në Uashington dhe 12 të tjerë që punonin në misionin rus në OKB.

Ata kanë deklaruar gjithashtu mbylljen e konsullatës ruse në Siatëll, në kuadër të një përgjigje të përbashkët mes aleatëve perëndimorë në lidhje me helmimin me gaz nervor të ish-agjentit Sergei Skripal dhe të vajzës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.