Politika

Basha: Protesta lindi nga padrejtësia, të ulet taksa për “Rrugën e Kombit”

Protesta e sotme tregon se durimit i ka ardhur fundi dhe ky është reagimi për grabitjen e dyfishtë që qeveria u bën xhepave të shqiptarëve me taksën dhe tarifën më të lartë për “Rrugën e Kombit”, prandaj qeveria të ulë taksën, ka deklaruar sot kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Në një deklaratë për mediat kryetari i Partisë Demokratike, Basha e ka konsideruar një gjobë taksën e “Rrugës së Kombit”.

“Taksa e ‘Rrugës së Kombit’ është një gjobë mbi shqiptarët, është një taksë e dyfishtë, sepse qeveria u merr shqiptarëve me taksën e qarkullimit 200 milionë euro në vit për mirëmbajtjen e rrugëve, por nuk u mjaftua me kaq, sepse vendosi një nga taksat më të larta në Europë për ‘Rrugën e Kombit’”, tha ai.

Më tej, Basha tha se kjo taksë u vendos me dhunën e kartonave në parlament dhe me dhunën e policisë në rrugë. “Tarifa e ‘Rrugës së Kombit’ është një ndëshkim për shqiptarët e një prej zonave të Shqipërisë”, tha Basha.

Po ashtu, Basha shtoi se “Ky është vetëm fillimi, sepse nga nesër një grabitje e madhe i bëhet popullit me rritjen e taksës së pronës dhe biznesit të vogël me rritjen e TVSH-së. Sot qytetarët vendosën t’i thonë ndal dhunës. Në emër të opozitës i kërkojmë qeverisë të ulë tarifën e ‘Rrugës së Kombit’. Pagesa e Rrugës së Kombit të kryhet nga fondi i taksës së qarkullimit që është plot 240 milionë euro”.

“I bëj thirrje të tërheqë policinë dhe të ndalë dhunën, revolta lind nga padrejtësia” tha në fund Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button