Home / Kronika / Këshilli Bashkiak i Kukësit: Aktet e dhunës filluan nga FNSH para protestës

Këshilli Bashkiak i Kukësit: Aktet e dhunës filluan nga FNSH para protestës

Këshilli Bashkiak i Kukësit në një deklaratë për mediat thotë se aktet e dhunës filluan nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë para orës së fillimit të protestës teksa bëjnë të ditur se thirrën një protestë paqësore.
“Ne thirrëm një protestë paqësore, civile dhe qytetare për të cilën insistuam që të jetë e tillë deri në pëfundimin e saj. Aktet e dhunës filluan nga ana e FNSH para orës së fillimit të protestës për të shmangur dhunën ndaj forcave të policisë. Aktet e dhunës nga protestuesit erdhën pas acarimit të situatës. Ne distancohemi nga çdo akt dhune që do të vijë”, thuhet në deklaratë.

Më tej thuhet: “I kërkojmë qytetarëve të Kukësit, Hasit dhe Tropojës që të sillen në mënyrë paqësore dhe qytetare dhe pas protestës, njëkohësisht duke falënderuar policinë e Kukësit për sjelljen korrekte të saj, i kërkojmë që të shmangë në maksimum çdo veprim që mund të çojë në acarime të mëtejshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.