Home / Kronika / Protesta “zbret” në Tiranë, kërkohet lirimi i të arrestuarve

Protesta “zbret” në Tiranë, kërkohet lirimi i të arrestuarve

Protestës iu bashkuan edhe deputetë të opozitës si dhe drejtues e anëtarë të forumit rinor të Partisë Demokratike, të cilët janë pritur ftohtë nga qytetarët e tubuar para drejtorisë së policisë për të kërkuar lirimin e të arrestuarve.

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, në një moment protestuesit u përpoqën që të hyjnë brenda ambienteve të drejtorisë, çka ka shkaktuar tensione, por që u tejkaluan pa asnjë incident madhor.

Protestuesit shprehen të vendosur për të mos u larguar deri në plotësimin e kërkesës së tyre, që është lirimi i personave të arrestuar në Kukës, arrestime që sipas tyre janë bërë në kundërshtim me ligjin dhe janë antikushtetuese.

Ndërkohë, protestës së qytetarëve kuksianë para komisariatit të qytetit të Kukësit u është bashkuar edhe biznesi vendas.

Përmes një deklarate për shtyp, shoqata Biznesi për Biznesin kërkon lirimin e personave të ndaluar nga policisë dhe shpreh shqetësimin se protesta kundër pagesës në Rrugën e Kombit po përdoret për të frikësuar dhe persekutuar qytetarët e Kukësit.

Shoqata bën thirrje që të shmanget dhuna dhe ripërsërit qëndrimin e saj kundër tarifës së vendosur për të kaluar në Rrugën e Kombit.

“Kemi argumentuar që kjo taksë është e padrejtë, sepse paguhet. Rruga është ndërtuar me fonde publike dhe jo private”, thonë përfaqësuesit e shoqatës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: