Home / Ekonomia / Historiku i taksës së Kombit, tri skenarët që iu propozuan Qeverisë

Historiku i taksës së Kombit, tri skenarët që iu propozuan Qeverisë

Ky skenar është i parealizushëm, sipas IFC, pasi përveç taksave të larta kërkon edhe para të tjera nga buxheti, së paku 4,5 milionë euro në vit, pothuajse gjatë gjithë koncesionit.

Skenari tjetër minimizon nivelin e investimeve nga privati duke i llogaritur rreth 23 milion euro. Tarifat janë më të ulta, rreth 4 euro pa TVSH për automjet, por ndërkohë kërkohet që të jetë Qeveria ajo që të bëjë një pjesë të investimeve. Por, sipas IFC, ky skenar ka pika të papërfunduara të projektit nga ana e Qeverisë duke e lënë atë të ekspozuar ndaj detyrimeve financiare dhe ligjore.

Skenari optimal i rekomanduar nga Korporata Financiare Ndërkombëtare parashikon një investim nga koncesionari prej 34-37 mln/euro, subvencionim buxhetor 1 mln/euro në vit dhe taksa 5.3-5.9 euro për automjet (pa TVSH). Sipas IFC, këto tarifa janë 10 për qind më të ulta se në Kroaci e Bosnje dhe 30 për qind më të larta se në Maqedoni dhe Serbi.

Skenarët nuk kanë marrë për bazë raportin konfidencial të kompanisë Egnatia Odhos, që qeveria shqiptare pajtoi për bërë strategjinë mbi tarifimin e rrugëve në Shqipëri.

Sipas këtij raporti, tarifa optimale për rrugët në Shqipëri është nga 1 deri në 2.5 euro për 100 kilometra, kurse sipas asaj që tashmë është vendosur, taksa për kalimin në rrugën Milot-Morinë është 4.2 euro për 100 kilometër, ose 2 deri në 4 herë më e lartë nga ajo që rekomandoi konsulenti.

One comment

  1. tironsi/gjermani

    Une mendoj se duhet te taxohen vetem makinat me tonazhin prej 3,5 Ton. Pra ndermarjet e tranportit apo edhe ndermarjet e tjera te vogla apo te medha qe qarkullojne mallra ose njerez.
    Lehtesimi financiar i tyre te realizohet me uljen e taxave te xhiros vjetore ne masen qe do te shihet si e nevojshme per te ruajtur balancat e mirembajtjes e zhvillimit te rrugeve. Nxjerja nga ky sistem i nje qyteti apo krahine eshte e paligjshme sepse para ligjit duhet te trajtohen te gjithe njesoj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: