Home / Politika / Deputeti i LSI-së kundër thirrjes për mosbindje civile

Deputeti i LSI-së kundër thirrjes për mosbindje civile

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Robert Bitri, kundërshtoi qëndrimin e opozitës për mosbindje civile, pas protestave të mbajtura të shtunën kundër tarifës që do të paguhet në tunelin e Thirrës, pjesë e rrugës Durrës-Kukës Morinë.

Në përgjigje të interesit të gazetarëve lidhur me thirrjen e kryedemokratit Lulzim Basha për mos bindje civile ditën e djeshme në mbledhjen e përbashkët PD-LSI, Bitri doli kundër.

“Lulzim Basha nuk është kryetari i partisë time. Nuk jam dakord me mosbindjen civile”, deklaroi ai për gazetarët nga kryesia e Kuvendit.

Një ditë më parë pas një mbledhje të përbashkët dy krerët e partive opozitare PD dhe LSI, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi deklaruan se brenda kësaj jave nis mosbindja civile dhe protesta masive në të gjithë vendin.

Basha dhe Kryemadhi iu kanë bërë thirrje qytetarëve të mos paguajnë asnjë taksë dhe të bashkohen në protestë, që sipas tyre, do të jetë me të gjitha format.

Thirrja e djeshme e dy krerëve të opozitës, u shoqëruar sot me mungesën e deputetëve të Partisë Demokratike në komisionin parlamentar të Ekonomisë.

Por ndryshe nga deputetët demokratë, ky vendim u kundërshtua nga deputeti i LSI, Edmond Haxhinasto i cili mori pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.