Home / Kosova / Komisioni Europian dënon arrestimin dhe dëbimin e turqve, nga Kosova

Komisioni Europian dënon arrestimin dhe dëbimin e turqve, nga Kosova

Në një komunikatë për shtyp të lëshuar ditën e martë, Komisioni Europian tha se mënyra e arrestimit dhe dëbimit të 6 shtetasve turq nga Kosova, hedh dyshime mbi mbajtjen e një procesi të rregullt gjyqësor ndaj tyre në Turqi.
Zëdhënësja e KE-së, Maja Koçijançiç ka nënvizuar se sundimi i ligjit është një parim themelor për Bashkimin Europian, ndaj dhe veprimet e institucioneve të Kosovës duhet të jenë në përputhje me normat e përcaktuara në Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit.

Duke iu referuar arrestimit dhe dëbimit të turqve, Koçijançiç tha se veprimet arbitrare bien ndesh me normat e sanksionuara në këtë marrëveshje.

“Komisioni Europian njeh të drejtën e Turqisë për të gjykuar personat e dyshuar për grushtin e shtetit të para dy viteve, por duhen garantuar të drejtat themelore për këdo”, thuhet në deklaratën e lexuar nga Koçijançiç,

Leave a Reply

%d bloggers like this: