Home / Ekonomia / Braçe: Qeveria të kërkojë falje që nuk komunikoi me njerëzit. Banorët e zonës të përjashtohen

Braçe: Qeveria të kërkojë falje që nuk komunikoi me njerëzit. Banorët e zonës të përjashtohen

Kreu i komisionit të Ekonomisë,deputeti socialist Erion Braçe ka qenë mjaft i ashpër ndaj qeverisë. Ai kërkoi që banorët e zonës të mund të përjashtohen nga tarifa, pasi sipas tij ajo nuk është autostradë, por një rrugë urbane.
“Por po flasim për ekonomi. Do vazhdoj të insistoj të bëjë këtë pyetje sa të marr një përgjgije. Nga ajo që ju thoni me plot të drejtë, mua më është dukur një rrugë urbane që i krijon mundësi një qarku të tërë të udhëtojë më shpejt në pjesë të tjera të vendit. Po nga pikëpamja e qarkullimit të mallrave dhe njerëzve me qëllim turizmin, nuk më rezulton. Ajo që natyrisht në krahun tjetër ishte qëllim i dytë, elementi social i ndikimit të drejt për drejt në uljen e varfërisë së asaj zone, nuk më rezulton. Dhe ngjarjet e fundit, se këtu do dal te pyetjet e tjera, më bën të mendoj që varfëria e qarkut të Kukësit nuk është ulur. Rruga nuk ka çuar ekonominë në Kukës, siç u premtua dhe me kosto të madhe të vjedhjes brenda. Për shkak të këtij shqetësimi që ësht ëvarfëria e atyre banorëve në Kukës, nuk kam asnjë lloj ndjesie sa para do paguaj në rrugën e Kombit Lulzim Basha, Sali Berisha, Monika Kryemadhi, Edi Rama etj. Më i intereson vetëm ajo kategori që u adresuat ju, u bë solidariteti i një Shqipërie të tërë për ta bërë atë rrugë, po që nuk përfitoi atë që duhej të përfitonte si qëllim, që u tha, ndikimi në varfëri. Ajo që ju duhet të kishit bërë shumë kohë më parë. Komunikonit me njerëzit, me deputetët, me mediat, dhe thënë të gjitha këto sikur të kërkonit ndjesë për këtë nuk do ishte gjë e madhe, jo thjesht ju si ministër i ekonomisë dhe financave po gjithë qeverisë?”, tha Braçe.

Banorët duhet të përjashtohen nga pagesa e tarifës tha Braçe, duke kërkuar edhe përjashtimin e shërbimit urban, me qëllim që të mos ndikojë në çmimin e biletës.

“Banorët duhen të përjashtohen nga pagesa e asaj tarifës, që do të thotë që banorët e zonës për shkak të mugnesës së një rruge dytësore, që agai i ka ndërtuar në këtë vend nuk janë shoqëruar fare me rrugë dytësore, po për shkak se në këtë zonë fshatrat janë ndarë në mes dhe nuk ka as mbikalime as nënkalime, dhe banorët e zonës për të shkuar në shtëpinë e tyre duhet të hynë të dalin qoftë për 2-3 km duhen përjashtuar nga tarifa. Doja të dija nëse ju po i mëshoni kësaj pike apo jo. Shërbimi urban është i përjashtuar apo jo, me qëllim që mos të ndikojë në çmimin e biletës së udhëtimit të banorëve të qarkut të Kukësit?”, tha Braçe.

Në përgjigje të tij, Ahmetaj tha se kryeministri ka kërkuar fillimin e negociatave intensive me konçesionarin për dimensionin social, dhe sipas tij parashikohet që këto negociata të mbarojnë brenda një muaji. Ndërsa për transportin publik, Ahmetaj tha se ka vende që nuk i përjashtojnë autobusët.

Ahmetaj bëri të ditur se paratë e kompensimit nuk do i kalojnë bashkisë së Kukësit, por ministrisë së Infrastrutkurës dhe Energjisë. Ai tha se e ka autoriteti kontraktor, në këtë rast qeveria, për ta përdorur për zonën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.