Kronika

Mbeten në burg 11 protestues nga Kukësi, të tjerët detyrim paraqitje

Arrest shtëpie është vendosur për Shaban Selmanin dhe Shemsi Trotën.

Arrestim me burg për Xhevahir Herenin, Elton Cenkun, Florin Onuzin, Shkëlqim Vata, Xhevahir Gashi dhe Elvis Oruçi, Rasim Onuzi, Abdi Haziraj dhe Vasil Laçi, Edmond Matmuja.

Ndërsa për Shpëtim Totën është vendosur arrest me burg për 20 ditë.

Pasi gjyqtarja përfundoi leximin e vendimit në sallë janë dëgjuar të thërrasin “Turp! Turp!”.

Policia mori masa të jashtëzakonshme për mbarëvajtjen normale të seancës, duke angazhuar gati 1 mijë efektivë.

Ndërkohë, pati edhe tensione mes disa deputetëve të Partisë Demokratike dhe forcave të policisë, të cilat fillimisht nuk i lejuan të futen në sallën e gjyqit. Edmond Spaho u shfaq i gjakosur teksa foli për mediat. “Do të përplasen me qytetarët, do të përplasen me ne. Forcat e policisë ushtruan dhunë. Me dhunë Edi Rama nuk do ta ketë të gjatë”, tha Spaho.

Ai telefonoi edhe ministrin e Brendshëm Xhafaj, duke i kërkuar largimin e policisë, e cila më pas lejoi deputetët e PD të futen në sallën e gjyqit, e cila u zhvillua pa praninë e medias. Në anën tjetër të Lanës, nuk mungoi edhe grumbullimi i qytetarëve në mbështetje të të arrestuarve. Ata kërkuan lirimin e tyre, duke thirrur me megafon: “Lironi djemtë tanë! Rama ik! Arrestoni qeveritarët”. Kurse familjarët e protestuesve të Kukësit që u njohën me masat e sigurisë kanë deklaruar se do të vijojnë protestat.

Ndërkohë deputeti i opozitës, Edmond Spaho tha se mosbindja civile është e vetmja zgjidhje. “Më 31 mars bazuar gjoja në prova, dhe provat janë verifikuar nga prokurori në datën 1 prill, më pas janë mbajtur në mënyrë të paligjshme për më shumë se 12 orë, por gjykatësja dha vendimin që i ka kërkuar Edi Rama, i cili pasi ka kapur ekzekutivin, ekonominë, buxhetin e shqiptarëve, pasi kapi dhe prokurorinë, sot kapi dhe gjykatën. E vetmja zgjidhje për qytetarët shqiptarë është mosbindja civile. Ky regjim i narkotrafikantëve përballet vetëm me qëndresë qytetare. Prandaj i bëj thirrje të gjithë qytetarëve ti bashkohen opozitës, të gjithë atyre që nuk duan stabilitet të krimit të organizuar, por demokraci që sot nuk e gjen në vendin tonë”, tha Spaho.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button