Home / Politika / Shqipëri-Kosovë, bashkëpunimin për ta trajtuar diasporën si një të tërë

Shqipëri-Kosovë, bashkëpunimin për ta trajtuar diasporën si një të tërë

Ministri i Diasporës Dardan Gashi sëbashku me homologun e tij  Pandeli Majko zhvilluan një takim me përfaqësues të rrjetit të bizneseve shqiptare në Zvicër dhe Gjermani. Në fokus të këtij takimi ishte krijimi i kushteve të favorshme për tërheqjen e investimeve nga diaspora.

Të dy ministrant e Diasporës së Shqipërisë dhe Kosovës informuan të pranishmit lidhur me bashkëpunimin e dy shteteve për ta trajtuar diasporën si një të tërë dhe përpjekjet që po bëhen për të mundësuar shfrytëzimin e efektshëm të potencialit jashtë vendit.

Duke e vënë theksin tek numri i lartë i sipërmarrësve shqiptarë në Zvicër, Gjermani, por edhe në vendet e tjera të botës, Majko pranoi rolin jetësor që do të kishin investimet në rritjen ekonomike. Ai pranoi sfidat e mëdha me të cilat përballen për t’u garantuar sipërmarrësve një ambient të favorshëm, Ministri theksoi se qeveria po ndërmerr reforma të rëndësishme në këtë aspekt.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e bizneseve, kërkuan mbështetjen e dy qeverive në identifikimin dhe regjistrimin e sipërmarrësve shqiptarë në Zvicër dhe Gjermani. Të dhënat, sipas tyre, do t’u vijnë në ndihmë jo vetëm atyre por edhe shteteve.

Sipërmarrësit folën për projektet dhe investimet e bëra në vendet e origjinës e gjithashtu kontributin e dhënë në sigurimin e bursave për studentët shqiptarë.

Gjithashtu u diskutua për rëndësinë e mundësimit të një hapësire televizive për aktivitet e diasporës, në mënyrë që potenciali i shtetasve shqiptarë jashtë vendit, të mos jetë më i panjohur.

One comment

  1. Krejt normale, ne qe jetojme ne diaspore edhe ashtu e trajtojm vehten si pjese e diaspores shqiptare pa marre parasysh se prej nga vijme..hapi tjeter do te ishte te paisemi me te dyja nenshtetesit e shteteve tona Shqiperi-Kosove

Leave a Reply

%d bloggers like this: