Home / Politika / Tensione në seancë, përjashtohen tre deputetë të opozitës

Tensione në seancë, përjashtohen tre deputetë të opozitës

Seanca e Kuvendit u tensionua pasi deputetët e PD dhe LSI bllokuan foltoren e Kuvendit pas fjalimit të Lulzim Bashës, për të pezulluar punimet e seancës, deri në përjashtimin e kryeministrit Edi Rama.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi kërkoi përjashtimin e deputetit të PD-së Flamur Noka nga Kuvendit për veprimet të dhunshme në seancën e sotme plenare.

Më herët, deputeti Flamur Noka hodhi në Kuvend miell dhe sende te tjera, duke krijuar tensione.

Gjithashtu, kryeparlamentari përjashtoi nga seanca edhe deputetët e PD-së, Ervin Salianji dhe Klevis Balliu.

Ruçi, duke iu referuar pamjeve filmike të veprimeve të dhunshme ne seancën, vendosi përjashtimin nga Kuvendi të tre deputetëve të opozitës.

Kryemadhi: Seanca e sotme, teatri i radhës së mazhorancës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka konsideruar seancën e sotme të Kuvendit si teatri i radhës i mazhorancës.

“Sot ishte teatri i radhës nga ana e Gramoz Ruçit dhe Edi Ramës. Nuk përjashtoi nga seanca Ditmir Bushatin por përjashtoi Kejdi Mehmetaj”, tha Kryemadhi për gazetarët jashtë sallës së parlamentit.

Balla: Të martën lajm i mirë për shqiptarët

“Të martën ne do kemi lajmin e madh për shqiptarët për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, me gjithë përpjekjet e dhunës së aleancës kundër reformës në drejtësi, kundër hapjes se negociatave të PD-LSI”,  deklaroi kryetari i grupit Parlamentarë të PS-së Taulant Balla.

Në një prononcim për mediat në përfundim të seancës parlamentare, Balla tha se sot ka patur dhunë në parlament, por e turpshme është se një pjesë e dhunës ka ardhur nga deputete vajza dhe gra.

“Sot është seance e fundit parlamentare, sepse javën e ardhshme me datë 17 prill, Shqipëria dhe të gjithë shqiptarët marrin një lajm të mirë dhe pozitiv, rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave të Shqipërisë në procesin e integrimit uuropian. E ky do jetë një lajm shumë i mirë dhe shumë i rëndësishëm për shqiptarët”, tha Balla.

Më tej, Balla shtoi se “po ashtu, sikurse më larg se dje, procesi i Vettingut po ecën përpara. Reforma në drejtësi po ecën përpara. E gjithë kjo dhunë sot në parlament është shprehja më e qartë e një solidariteti mes gjyqtarëve të korruptuar dhe politikanëve të korruptuar, si Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Sali Berisha..etj, të cilët në solidaritet me gjyqtarë të korruptuar sot u munduan të bllokojnë vijimin normal të seancës. Megjithatë, Kuvendi e vijoi punën e vet. Sot miratuam një marrëveshje shumë të rëndësishme me Kosovën, do të këtë parasysh njohjen e dyfishtë të pensioneve, do jetë një proces i vazhdueshëm me Kosovën që është dhe prioriteti i qeverisë tonë.”

“Është e turpshme që PD dhe LSI nuk votuan një marrëveshje me Kosovën. Dhe së dyti; kishim dhe një marrëveshje tjetër, kësaj radhe me Italinë dhe Komisionin Europian edhe kjo një marrëveshje  e rëndësishme në kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë Italisë dhe BE-së. Kuvendi i Shqipërisë  me gjithë pamjet e turpshme të servirura me buton nga koordinatori të dhunës Sali Berisha, i cili sapo hyri në sallë urdhëroi Monikën dhe Lulin të bënin dhunë  e rasti”, pohoi Balla.

Balla theksoi se “ne jemi shumë të vendosur për të çuar përpara reformën në drejtësi, shumë të vendosur që procesi i Vetingut të vijojë paanshmëri të plotë, ashtu siç e parashikon Kushtetuta. Dhe jemi plotësisht të bindur edhe pas pamjeve të sotme edhe pas përpjekjes së sotme të aleancës kundër reformës në drejtësi, aleancës kundër hapjes se negociatave PD-LSI se me datë 17 do kemi lajm të mirë për shqiptarët”.

Spiropali: Vajzat të mbajnë qëndrim kur kryetarët e partive duan t’i keqpërdorin

“Dhuna e sotme ishte thikë pas shpinë për shqiptarët dhe Shqipërinë në një moment të rëndësishme për vendin, në pragun e hapjes së negociatave me BE”, deklaroi sot deputetja e PS-së Erisa Spiropali.

Në një prononcim për mediat para Kuvendit, Spiropali tha se “një grusht deputetësh, gra dhe burra të frikësuar, të mbledhur rreth foltores së Kuvendit, si në një mejhane si për t’i ngulur dhe një herë thikën pas shpine Shqipërisë dhe shqiptarëve në këtë moment vendimtarë për fatet e vendit”.

“Gratë dhe vajzat janë aty për të luajtur rolin e tyre si ligjvënëse si vendimmarrëse për të përfaqësuar njerëzit. Nuk janë aty për t’u keqpërdorur nga dy kryetarë partish që kanë vetëm hallin e tyre. Kanë problem me drejtësinë dhe e vetmja mënyrë është të shkaktojnë dhunë si në sallën e Kuvendit ashtu dhe jashtë saj”, tha Spiropali.

One comment

  1. Skandalet e kesaj opozite, PD, LSI spaskan te mbaruar. Te dhohesh skena te ketilla ne shekullin e 21 esht skandaloze. Cudia me e madhe e ketyre sjelljeve rrugacerore esht, se organizatoret e tyre, qe nga Berisha, Basha, cizmaxhesha Monika dhe zagaret qe ate ndersen per te fituar kredo ne syt e pashallareve qe kan uzurpuar partit e tyre, kalojn ne veprime vandalesh, duke krijiuar, jo vetem tensjon e sabotim te punimeve te kuvendit, por edhe duke shkateruar infrastrukturen e paisjet e salles, duke gjuajtur me cte mundin kryeministrin e vendit. Keta mjeran mendojn se, duke vepruar keshtu, dote sabotojn rreformen ne drejtesi, nga e cila kan frik, se jan te mbytur deri ne gryk me abuzime, vjedhje shkelje ligjore. Por cfardo qe te bejn, sdo ti spetojn ndashkimit. Vettingu, po troket ne dere. Pamvaresisht nga etja per te mar pushtetin dhe sabotimi qe u bejn rreformave, BE, me daten 17 Prill do u japi lajmin e mir shqiptareve, per hapjen e negocjatave drejt pranimit per tu ber pjes e familjes evropjane.

Leave a Reply

%d bloggers like this: