Home / Kronika / Majko në Gjenevë, projekte për bashkëpunimin tregtar me Zvicrën

Majko në Gjenevë, projekte për bashkëpunimin tregtar me Zvicrën

Sarkany u ndal tek projektet e institucionit të drejtuar prej tij, për trajnimin profesional të të rinjve shqiptarë. Zvicra sipas tij, shquhet për formimin profesional më të mirë në botë. Duke përmendur bashkëpunimin e suksesshëm me Kosovën, Kryetari i Dhomës Tregtare shprehu interesin për projekte të ngjashme me Shqipërinë.

Ministrat vizituan më pas ambientet e Universitetit Popullor Shqiptar të Gjenevës, i konsideruar një laborator integrimi. Presidenti i këtij universiteti, njëkohësisht parlamentar zviceran, e cilësoi Gjenevën si një prej qyteteve më ndërkombëtare në botë dhe përmendi lidhjet e forta mes Shqipërisë, Kosovës dhe Zvicrës.

“Por të integrohesh nuk do të thotë të harrosh”, tha presidenti i UPSH, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së identitetit, kulturës dhe historisë së vendit të origjinës.

Dy ministrat vlerësuan përpjekjet e institucionit në mbështetje të integrimit të shqiptarëve dhe shprehën interesin për projekte të përbashkëta. Nuk mund të mungonin homazhet pranë bustit të Skënderbet, buzë liqenit Leman.

Leave a Reply

%d bloggers like this: