Kronika

KPK shkarkon gjyqtarin Besim Trezhnjeva, nuk justifikoi pasurinë

Gjyqtari Besim Trezhnjeva është zyrtari i dytë i drejtësisë që shkarkohet nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas Fatos Lulos.
Mëngjesin e sotëm trupa gjykuese dha vendimin, pasi Trezhnjeva nuk mund të justifikonte 20 milionë lekë pasuri.

“Trupa e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore për subjektin e rivlersimit, z. Besim Trezhnjeva. Në përfundim të procesit të rivlerësimit trupa gjykuese e përbërë nga Alma Faskaj, kryesuese, Firdes Shuli relatore, Roland Ilia, anëtar vendosi të shkarkojë nga detyra subjektin e rivlerësimit, zotin Besim Trezhnjeva, gjyqtar i Gjykatës së Apelit Durrës”, bëri të ditur kryesuesja e trupës gjykuese, Alma Faskaj.

Sipas KPK, Besim Trezhnjeva ka fshehur pasurinë dhe kjo mund të provohet nga raporti që ka paraqitur ILDKPI. Gjyqtari i Durrësit ka bërë deklarim të rremë të pasurisë dhe nuk i justifikon dot shumat monetare. “Trezhnejva ka blerë dy apartamente, por nuk ka deklaruar burimin e të ardhurave. Ka marre një kredi prej 50 mijë euro, për të blerë një apartament në Tiranë, por ka mashtruar duke blerë një tjetër apartament në Durrës”, thuhet në vlerësimin e KPK.

Gjithashtu ka deklarime të rreme në lidhje me të ardhurat e bashkëshortes në një shumë të konsiderueshme të ardhurash, si dhe janë administruar 11 denoncime publike për gjyqtarin Trezhnjeva.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button