Home / Rajoni / Kotzias në Prishtinë: Normalizimi i marrëdhënieve në Ballkan i rëndësishëm për të gjitha shtetet

Kotzias në Prishtinë: Normalizimi i marrëdhënieve në Ballkan i rëndësishëm për të gjitha shtetet

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi priti në një takim zyrtar ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias.
Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi priti në një takim zyrtar ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias. Gjatë takimit, Thaçi tha se çmon pozicionin pozitiv dhe parimor të Greqisë për perspektivën evropiane të Kosovës, dhe shprehu mirënjohjen për përkrahjen e Greqisë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Në anën tjetër, kryediplomati grek tha se normalizimi i marrëdhënieve mes shteteve në Ballkanin Perëndimor, por edhe në vetë Bashkimin Evropian, është shumë i rëndësishëm për të gjitha shtetet.

Kotzias konfirmoi se Greqia mbështet planin e integrimit evropian në të gjitha nivelet. Ministri i Jashtëm greku takua edhe homologun e tij Behgjet Pacolli, me të cilin ishte paralajmëruar një konferencë për shtyp, por ajo nuk u zhvillua.

Në një komunikatë të ministrisë së jashtme të Kosovës pas takimit, shkruhej se Pacolli i kërkoi mbështetje Greqisë për integrimet euroatlantike dhe mori një ftesë nga Kotzias për të vizituar Athinën.

Para se të mbërrinte në Kosovë, Kotzias u takua me homologun e tij maqedonas Nikola Dimitrov. dy diplomatët thanë se diskutuan hapur për problemet mes dy vendeve dhe pranuan pavarësisht progresit, çështjet e vështira kanë janë ende për t’u zgjidhur, mes të cilave ajo e emrit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: