Home / Politika / Përjashtohet ministri Bushati dhe 6 deputetë të opozitës. Rama për Bushatin: reagoi instinktivisht

Përjashtohet ministri Bushati dhe 6 deputetë të opozitës. Rama për Bushatin: reagoi instinktivisht

Byroja ka marrë dje vendimin për përjashtimin e ministrit Bushati i cili holli ujë mbi deputetët e opozitës, dhe 6 deputetëve të opozitës për 10 ditë nga punimet e Kuvendit, pas incidenteve në Kuvend.

Deputetët e përjashtuar me nga 10 ditë janë: Edi Paloka, Flamur Noka, Klevis Balliu, Ervin Salianji, Kejdi Mehmetaj, Endrit Braimllari. Nga ana tjetër, ministri Bushati mësohet se nuk ka qenë prezent në mbledhjen e Byrosë.

Për këtë përjashtim të ministrit Bushati ka reaguar në “Facebook” edhe Edi Rama. Kryeministri shkruan se Ditmir Bushati reagoi sot instinktivisht ndaj një agresioni të shëmtuar dhe gaboi! Rama thotë më tej se ai kërkoi ndjesë publike e prapëseprapë u ndëshkua. “Sepse për ne rregullat vlejnë njësoj për të gjithë dhe NE NUK JEMI NJESOJ SI ATA që jo vetëm s’e njohin ndjesën, po janë krenarë për shëmtitë e tyre!”, shkruan Rama.

Flamur Noka: “Solla miell nga kuksianët e mi, sepse ata aq mundësi kishin, mbase kryeministri do miell tjetër”.

Ervin Salianji: “Keni prova ose fakte që vërtetojnë dëmin tim? Kemi dëgjuar që vetëm mielli e sjell në vete, e futëm në Kuvend”.

Endrit Braimllari: “Kryeministri ofendoi rëndë shqiptarët. Frazat e Ramës, juve ju duken poezi, por ato janë ofendimet më të rënda që i bëhet popullit. Shqiptaret janë provokuar nga Edi Rama, duke i krahasuar me organ gjenital. Ky kryeministër e ka humbur të drejtën legjitime për të drejtuar, tani çdo gjë i mbetet në dorë popullit. Ministri i Jashtëm është sjellë si një ordiner. Provokoi rëndë opozitën, duke i hedhur ujë”.

Klevis Balliu: “Kryeministri fyen shqiptarët, dhe nuk është marrë asnjë vendim. Falje ka kërkuar edhe zoti Rama, por 11 kuksianët janë në burg. Lufta me këtë mazhorancë do të vijojë brenda dhe jashtë Kuvendit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.