Home / Kronika / “Në Elbasan 2-3 grupe kriminale”, Xhafaj: Policia do ua nxijë jetën

“Në Elbasan 2-3 grupe kriminale”, Xhafaj: Policia do ua nxijë jetën

Ai foli për rezultatet e këtyre muajve të operacionit “Forca e Ligjit”, ku sipas ministrit janë goditur 7 grupe kriminale, me 100 persona të arrestuar.

“Ka qenë dhe është operacion i suksesshëm, brenda pak muajve kemi arritur të skedojmë të gjitha grupet kriminale që veprojnë në Shqipëri apo ushtrojnë veprimtarinë e tyre dhe jashtë vendit, në bashkëpunim me grupet e tjera kriminale dhe jo vetëm kemi evidentuar se cilat janë po në bashkëpunim dhe në drejtimin e prokurorisë kemi mundur të godasim pjesë të rëndësishme të këtyre grupeve kriminale. Janë vetëm 3-4 muaj dhe kemi goditur 7 grupe të tilla kriminale me rreth 100 persona të arrestuar, drejtues apo anëtar të këtyre grupeve kriminale. Policia e Shtetit përmes strukturave të posaçme, task force speciale qendrore dhe rajonale të dedikuara për luftën kundër krimit të organizuar të ngritura në çdo qark janë duke punuar për t’i ndëshkuar këto grupe kriminale. Ata personalisht, po dhe asetet e tyre të krijuara nga kjo veprimtari kriminale”, tha Xhafaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.