Ekonomia

Liberalizmi i tregut të energjisë, rregullat dhe kushtet e reja për furnizimin nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit

Kur liberalizmi i tregut të energjisë është në një fazë tranzicioni deri në fund të vitit 2020, Enti Rregullator i Energjisë ka nxjerrë për konsultim draftin që ka në fokus rregullat dhe kushtet për shërbimin e furnizimit me energji nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit. Ky lloj furnizuesi është opsioni i vetëm që iu mbetet kompanive për të siguruar energji në momentin kur janë shkëputur nga kompania publike dhe s’kanë lidhur asnjë marrëveshje aktive me një kompani private, ose kur shkëputen nga një private dhe janë në kërkim të një tjetre. Me ndarjen e fundit të OSHEE-së ku janë krijuar tre kompani të reja rolin e furnizuesit të mundësisë së fundit do ta luajë Furnizuesi i Tregut të Lirë, të paktën nëse shohim objektin që ka kompania sipas ekstraktit në QKR.

Draft rregullorja për shërbimin e furnizimit nga FMF

Rregullorja e nxjerrë për konsultim specifikon të gjitha detajet që lidhen me marrjen e shërbimit duke nisur nga detyrimet që ka furnizuesi i mundësisë së fundit tek fillimi i shërbimit, kushtet paraprake të lidhjes së një kontrate furnizimi “me energji, matja, pagesa apo përfundimi i kontratës.

Çdo klient që kërkon të marrë shërbimin e furnizimit nga furnizuesi i mundësisë së fundit duhet të bëjë kërkesën pranë tij dhe data a efektive për marrjen e shërbimit FMF do të jete data e përcaktuar në njoftimin e klientit për FMF, i cili ne çdo rast do te njoftohet jo me pak se 15 dite para datës se kërkuar për fillimin e furnizimit. Furnizuesi mundësisë se fundit do të sigurojë furnizimin për të gjithë konsumatorët e një Furnizuesi qe ka dështuar ne furnizimin e klientit brenda afatit te përcaktuar ne kete nen”.

Pavarësisht lehtësive që krijon prezenca e furnizuesit të mundësisë së fundit sipas rregullores kontrata nuk mund të ketë një afat më të gjatë se 2 muaj.

“Kontrata e furnizimit lidhet për një afat te caktuar nga vete palet, por jo me shume se 2 muaj, dhe mund të përfundoje para këtij afati, në rastet e parashikuara si më poshtë: Me iniciativën e Furnizuesit, në rast të shkeljes nga ana e Klientit të detyrimeve thelbësore të kontratës , nëse Klienti nuk paguan detyrimet e energjisë elektrike apo  nëse provohet nga Furnizuesi që Klienti merr energji elektrike në mënyrë të paligjshme” thuhet në kontratë.

 Shtyja e liberalizimit me dy vjet

Në janar 2018 qeveria kërkoi që bizneset e lidhur në tension 35 kilovolt të dilnin në treg të lirë dhe të siguronin të vetëm energjinë duke nisur nga data 1 mars. Por pjesa më e madhe e atyre që tentuan nuk arritën të siguronin dot energji pasi furnizuesit nuk kishin interes për shkak të sasisë së vogël  që diskutohej për blerje. Me afatin tranzitor këto biznese të lidhura në 35 kilovolt kanë tashmë kohë deri në 31 dhjetor 2019 për të dalë në treg të lirë. Ato do të vijojnë të furnizohen me energji nga OSHEE, me çmime tregu plus një tarifë shtesë prej 10 për qind.  Kushdo prej tyre që ndjehet i gatshëm për të dalë në çdo moment gjatë kësaj periudhe mund ta bëjë pa problem, por ata nuk rrezikojnë më ndërprerjen e energjisë nëse nuk gjejnë furnitor alternativ.

Për bizneset e lidhura në tension 20 kilovolt është ende duke u përpunuar pjesa e instalimeve teknike dhe investimeve që mundësojnë daljen në tregun e lirë. Këto investime pritet që të përfundojnë në fund të 2018-ës çka bën që në 1 janar 2019 me shumë gjasa ato të marrin njoftimin nga ana e OSHEE për shkëputje dhe për të siguruar vetë energjinë. Për këto biznese OSHEE do të sigurojë furnizim me çmim tregu plus 10 për qind deri në 31 dhjetor 2020. E njëjta situatë do të vlejë edhe për bizneset e lidhura në 10 dhe 6 kilovolt.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button