Kuriozitete

Tre zjarrfikës të mbijetuar nga sulmi i kullave binjake vdesin nga kanceri në një ditë

tre-1Howard Bischoff dhe Daniel Heglund ishin nga 68 vjeç, ndërsa zjarrfikësi i tretë Robert Leaver, 56. Të tre kishin marrë pjesë në misionin e gjatë të shpëtimit të të mbijetuarve nga atentati i rëndë i 11 shtatorit 2001 në kullat binjake, në SHBA dhe ndërruan jetë në të njëjtën ditë, të hënën nga sëmundja e kancerit, ndërkohë që kishin dalë në pension në vitin 2003.

“Humbja e tyre në të njëjtën ditë nga kjo sëmundje e rëndë është një kujtim i hidhur i asaj dite. 13 vjet më vonë ne vazhdojmë të paguajmë çmimin e shtrenjtë të asaj që ndodhi më 11 shtator”, thotë komisioneri i zjarrfikëseve, Daniel NIgro.

Vdekja e tyre e çon në 91 numrin e zjarrfikëseve të mbijetuar nga sulmet e 11 shtatorit, që humbin jetën nga sëmundja vdekjeprurëse.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button