Home / Politika / Basha në Berlin: Opozita, e bashkuar për të kërkuar hapjen e negociatave

Basha në Berlin: Opozita, e bashkuar për të kërkuar hapjen e negociatave

Kreu i Partisë Demokratike ka folur para seancë dëgjimore nga Komisioni i Politikës së Jashtme të Budestagut në Gjermani, për progresraportin e Komisionit Europian.
“Edhe për pak minuta do të nisë seanca dëgjimore ku shqetësimet kryesore të grupit CDU-CSU në këtë komision kanë të bëjnë me luftën kundër drogës, me luftën kundër korrupsionit. Kanë të bëjnë me reformën në drejtësi dhe qëndrimi është skeptik sa i përket hapjes së negociatave. Kështu që detyra më e vështirë është të bindim këtë komision sot që nga njëra anë, problemet reale në Shqipëri që ekzistojnë dhe për të cilat ata kanë raportimet e tyre objektive dhe konkrete edhe nga agjencitë e ligjzbatimit dhe nga burime të tjera gjermane dhe europiane. Por që nga ana tjetër këto problem mund të luftohen më efektivisht me hapjen e negociatave dhe jo me mos hapjen e tyre dhe që opozita është e bashkuar në thirrjen e saj për të kërkuar hapjen e negociatave edhe si një mjet shtesë presioni dhe monitorimi për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për të mundësuar zbatimin e vërtetë të Reformës në Drejtësi, një drejtësi të pakapur politikisht. Me gjyqtarë dhe prokurorë të pa korruptuar që nuk mbrojnë por ndëshkojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, por edhe për çështje të tjera siç është reforma e Administratës Publike dhe Reforma Zgjedhore. Kjo është detyra që kemi sot dhe do të thoja pjesa më e vështirë e misionit këtu në Berlin për të bindur anëtarët e këtij komisioni që i përkasin spektrit më skeptik për hapjen e negociatave. Mbledhja do të fillojë për pak minuta dhe pas kësaj do të kem mundësinë të ju njoftoj prapë në FB për rezultatet e kësaj mbledhje”, shprehet Basha.

Leave a Reply

%d bloggers like this: