Bota

Mbi 6.200 të infektuar me Ebola, prej tyre gjysma kanë vdekur

mbi-6-200-t-euml-infektuar-me-ebola-prej-tyre-gjysma-kan-euml-vdekur_hdPresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka thënë se në një botë të ndërlidhur, shpërthimet e viruseve vdekjeprurëse si Ebola, mund të prekin çdo komb.

Obama mbajti një fjalim para 40 shteteve, të cilët po marrin pjesë në një samit shëndetësor global në Shtëpi të Bardhë.

Presidenti, tha se derisa SHBA, është duke i shikuar të gjitha mundësitë për të gjetur një përgjigje të shpërthimit të Ebolës në Afrikën Perëndimore, ky virus duhet të jetë një përparësi globale.

Obama ka njoftuar javën e kaluar se SHBA ka dërguar 3.000 personel ushtarak në Afrikën Perëndimore për të ndihmuar me virusin.

Më shumë se 6,200 njerëz janë infektuar me Ebolën, gjysma e të cilëve ka vdekur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button