Home / Bota / Gjermania mund të ndërmjetësojë me Moskën për Sirinë

Gjermania mund të ndërmjetësojë me Moskën për Sirinë

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha se shteti i tij ka një rol të posaçëm ndërmjetësues, që e lejon të mbajë një dritare të hapur për dialog me Rusinë, lidhur me krizën në Siri.

Këto komente Maas i bëri gjatë një konference për media në Berlin, ku po ashtu tha se për procesin e paqes për konfliktin në Siri do të diskutohet edhe gjatë samitit të ministrave të jashtëm të G7-s që do të mbahet në Toronto, transmeton Reuters.

“Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë moment për të rinisur procesin politik”, tha ai.

“Ne na duhet Rusia të jetë e përfshirë në këtë dialog”, shtoi ministri gjerman Maas, duke sugjeruar se marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Rusisë, mund të ndihmojnë në ndërmjetësimin për krizën në Siri.

Leave a Reply

%d bloggers like this: