Home / Bota / Ish-drejtori i FBI-së James Comey vazhdon të godasë Donald Trumpin

Ish-drejtori i FBI-së James Comey vazhdon të godasë Donald Trumpin

Një vit më parë ai u pushua nga puna. Tani, ish drejtori i FBI-së Comey ka kthyer në tabelë qitjeje presidentin amerikan, Trump.

Në një intervistë televizive James Comey foli për pengimin e institucioneve të drejtësisë, për aftësinë e Trumpit për të mbajtur postin dhe për sjelljen e tij me gratë. James Comey tha në intervistën me stacionin televiziv amerikan ABC, se një person që i trajton gratë sikur të ishin një copë mishi dhe që gënjen vazhdimisht, është i papërshtashëm moralisht për postin e presidentit.

Ish-drejtori i FBI-së, deklaroi se ai nuk u beson spekulimeve, sipas të cilave Trump është i papërshtatshëm, sepse është në fazën fillestare të sëmundjes së sklerozës ose se ai është i sëmurë psiqik. “Për mua ai është një person me inteligjencë mbi mesataren, i cili është në gjendje të ndjekë bisedën dhe të kuptojë çfarë po ndodh para tij,” tha 57-vjeçari Comey. “Unë nuk besoj se gjendja shëndetësore e tij nuk e lejon të jetë president. Unë mendoj se ai nuk është i përshtatshëm të jetë president, nga pikëpamja morale”. Comey theksoi: “Presidenti ynë duhet të jetë mishërim i respektit dhe duhet të mbrojë vlerat, që janë themelet e vendit tonë”. Më e rëndësishmja është “e vërteta”, por “ky president” nuk “është në gjendje të thotë të vërtetën”.

Rusia mund të ketë diçka në dorë

Trump e pati pushuar Comey nga puna në maj të 2017 dhe më vonë pati thënë se kishte lidhje me hetimet e FBI për Rusinë. Pasojë e pushimit të tij nga puna ishte emërimi i prokurorit special Robert Mueller, i cili është duke zhvilluar hetime për përzierjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016 dhe lidhjet e kampit të Trumpit në këtë çështje.

USA James Comeys Buch A Higher Loyalty: Truth, Lies and Leadership (picture-alliance/AP Photo/B. Matthews)Comey lan hesapet me presidentin Trunp në librin e tij

Lidhur me pyetjen nëse ai beson që Rusia të ketë diçka në dorë kundër Trumpit, Comey tha se ai mendon se kjo mund të jetë e mundshme, dhe pohoi pak më vonë se ky është një pohim me pasoja. Ai nuk është në gjendje ta përjashtojë si mundësi.

Akuza për pengimin e institucioneve të drejtësisë

Ish-drejtori i FBI-së tha se ai e sheh si të mundshme që Trump të ketë penguar drejtësinë. Sigurisht që për këtë ekzistojnë dëshmi. Ai thotë se në këtë rasti ai nuk është hetues ose organ i prokurës, por vetëm një dëshmitar.

Në pasazhet e intervistës bëhej fjalë për një bisedë midis presidentit dhe drejtorit të FBI në shkurt të 2017. Sipas tregimeve të Comey-it, në të Trump ka shprehur dëshirën që të pezullohen hetimet e FBI kundër këshilltarit të atëhershëm për çështjet e sigurisë kombëtare, Michael Flynn. Trump e hedh poshtë këtë version. Disa vëzhgues shohin në këtë ngjarje përpjekje për të penguar institucionet e drejtësisë.

Publikohet libri i Comey

Ka ditë që Trump dhe Comey mbulojnë njëri tjetrin me sharje. Presidenti i SHBA dërgoi disa mesazhe me twitter të dielën në mëngjes, ku fliste kundër ish drejtorit të FBI, të cilin e quante tip jargaveci, që do hyjë në histori si drejtori më i keq që ka pasur FBI ndonjëherë.

Comey i lan hesapet me presidentin në librin e tij të ri. Libri me titull “A Higher Loyalty: Truth, Lies and Leadership” delë të martën (16.04) në shitje.

Leave a Reply

%d bloggers like this: