Home / Politika / Shefja e Politikës së Jashtme Mogherini në Tiranë, darkon me Kryeministrin

Shefja e Politikës së Jashtme Mogherini në Tiranë, darkon me Kryeministrin

Ashtu si ishte llogaritur shefja e jashtme e BE-se ka mberritur ne Tirane.

Keshtu, pasi ka shpallur lajmin e mirë për Shqipërinë, ku Komisionin Europian vendosi rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave me BE-në, shefja për Politikë të Jashtme, Federika Mogherini, ka mbërritur në Tiranë ne oret e vona te dites.

Kryediplomatja europiane do darkojë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa takimet zyrtare do t’i nisë menjehere ditën e nesërme.

Kështu, paraditen e së mërkurës në orën 11:00, Mogherini do të zhvillojë takimin zyrtar me kryeministrin Rama, e më pas do ketë edhe një konferencë për shtyp.

Përfaqësuesja e BE për Politikën e Jashtme do të ketë takime edhe me Presidentin, Ilir Meta si dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Gjatë takimit me Bashën pritet të jetë e pranishme edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.