Politika

Ambasada italiane përshëndet hapjen e negociatave për Shqipërinë

Ambasada e Italisë në Tiranë ka shprehur kënaqësinë e saj të thellë për raportin e publikuar nga Komisioni Europian, në të cilin rekomandohet hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas njoftimit për shtyp të publikuar në faqen e saj zyrtare, ambasada italiane në Tiranë shkruan se, “bëhet fjalë për njohjen e duhur të reformave të rëndësishme të zbatuara nga vendi si dhe aspiratën legjitime të shtetasve shqiptarë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.”

Ambasada italiane ka shprehur mbështetjen për vendin tonë në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian, duke theksuar se “në qershor hapet rruga drejt miratimit të rekomandimit në Këshillin Europian.”

“Në qershor hapet rruga drejt miratimit të rekomandimit në Këshillin Europian, prandaj do të jetë i nevojshëm tani dhe në të ardhmen një angazhim më i madh në veprimtarinë reformuese të vendit. Mbështetja e fuqishme e propozuar nga Komisioni për negociatat mbi kapitujt që lidhen me shtetin e së drejtës, do të jetë një instrument i dobishëm në mënyrë që rezultatet e arritura deri tani të konsolidohen më tej në të ardhmen e afërt.

Italia, e cila gjithmonë ka qenë mbështetëse e hapjes së negociatave me Shqipërinë, do të vazhdojë të mbështesë Tiranën në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button