Home / Politika / SHBA uron Shqipërinë për hapjen e negociatave: Një ditë për t’u festuar

SHBA uron Shqipërinë për hapjen e negociatave: Një ditë për t’u festuar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur rekomandimin e Komisionin Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Kështu, Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Europën dhe Euroazinë, Wess Mitchell  ka uruar Shqipërinë menjëherë pas vendimit të sotëm të Komisionit Europian.

Ai ka pritur në një takim Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçkën që ndodhet për vizitë në Washington, pak minuta pas deklaratës zyrtare të KE.

“Urimet me te mira! E sotmja një dite për t’u festuar”, ka thënë Mitchell. Sakaq, ai ka vlerësuar kontributin e Shqipërisë në NATO ndërsa ministrja nga ana e saj ka deklaruar se deri ne vitin 2024, 2% e GDP do t’i dedikohet mbrojtjes. Ndihmës sekretari amerikan e ka konsideruar vendin tonë një partner të besueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe një garant i sigurisë në rajon.

“Shqiperia partner i besueshëm i SHBA, garant i sigurisë në rajon”, ka përfunduar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.