Ekonomia

Rritja ekonomike e Shqipërisë, FMN: 3.7% në 2018-n

Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e Pasqyrës Ekonomike Globale të prillit, të publikuar sot ka vendosur që të mbajë të pandryshuar pritshmërinë për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2018 prej 3.7%.

Për periudhën afatmesme, FMN pret që rritja të përshpejtohet lehtë, duke arritur në 3.8% në 2019-n ndërsa deri në vitin 2023 FMN pret që rritja ekonomike e Shqipërisë të shkojë në 4%.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës, që pritet të zgjerohet me 4%, Shqipëria do të ketë normën më të lartë të rritjes.

Më pas renditen Bosnjë dhe Hercegovina me 3.2%, Maqedonia me 3%, Mali i Zi me 2.4%, Serbia me 3.5%.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button