Home / Rajoni / Maqedonia / Hahn & Zaev: Maqedonia e meritoi rekomandimin e pakushtëzuar

Hahn & Zaev: Maqedonia e meritoi rekomandimin e pakushtëzuar

Vendi dhe qytetarët maqedonas e merituan rekomandimin e pakushtëzuar, deklaroi eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn gjatë dorëzimit të Raportit të KE-së për progresin e Maqedonisë kryeministrit Zoran Zaev.

“Vendi kaloi nëpër një rrugë të gjatë edhe krahas sfidave të shumta dhe tani ndodhet në rrugën europiane. Ka ndryshime pozitive, është ripërtërirë ndjenja e transparencës, energjisë dhe shpresës. Ndjehen vibrimet e mira në vend dhe kjo duhet të shpërblehet”, theksoi Hahn.

Ai shtoi se Maqedonia është shembull për ndryshime demokratike në rajon dhe se është i impresionuar nga ajo që është realizuar lidhur me prioritetet reformuese urgjente.

Ndërkohë, kryeministri maqedonas, Zaev tha se marrja e rekomandimit të pastër është një motiv i fortë për arritjen e objektivit të vështirë, por të arritshëm – fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

“Do të punojmë edhe më shumë që në qershor të marrim datën për negociatat”, theksoi Zaev.

“KE-ja e ka vlerësuar atë që është bërë. Në dy raportet e kaluara për shkak të krizës politike dhe shtetit të kapur, rekomandimet ishin pezulluar dhe shteti ishte kushtëzuar me reforma dhe ambient demokratik. Sivjet rekomandimi është i pastër është i pakushtëzuar. Maqedonia e përmbushi kriterin bazë demokratik për fillimin e negociatave”, tha Zaev.

Leave a Reply

%d bloggers like this: