Home / Politika / Kryeministri Rama në takimin e kryeministrave të Ballkanit në Shkup

Kryeministri Rama në takimin e kryeministrave të Ballkanit në Shkup

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë dje në takimin e kryeministrave të Ballkanit në Shkup, të kryesuar nga Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Kryeministri Edi Rama shkruan: “Sonte në Shkup”.

Jashtë organizimit të samitit është paralajmëruar se do të zhvillohet edhe një mbrëmje, ku do të marrë pjesë përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini, me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilët janë pjesëmarrës në samit. Samiti është pjesë e Procesit të Berlinit dhe paraqet mundësi për përafrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor ndaj BE-së.

Zëdhënësja e shefes për Politikën e Jashtme në Bashkimin Europian, Maja Kocijančić, shkroi se “Takimi i kryeministrave të organizuar në Shkup me moton ‘i gjithë rajoni është pjesë e së ardhmes europiane – ribashkimi, paqja dhe pajtimi – në vend të konkurrencës’, ajo që e bën rajonin përpara është qasja bashkëpunuese”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: