Kronika e zeze

Gramsh, fuoristrada del nga rruga, tre të vdekur dhe një i plagosur

policia-ks-aksidenti1375261686-320x192Tre persona kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat.

Ngjarja e tragjike është regjistruar rreth orës 07:00 të mëngjesit të së shtunës në afërsi të fshatit Bërsnik, kur drejtuesi i një mjeti fuoristradë ka humbur kontrollin dhe makina ka përfunduar në një terren të thepisur në anë të rrugës.

Nga aksidenti ka humbur jetën Aleksandra Taragjini, Myzafer Cingërrima dhe 25-vjeçari Artur Ibro dhe ka mbetur i plagosur Mehmet Taragjini.

Ai është shoqëruar menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nisi punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në aksidentin tragjik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button