Home / Politika / Kukan, rithekson mbështetjen për integrimin e Shqipërisë

Kukan, rithekson mbështetjen për integrimin e Shqipërisë

Eurodeputeti dhe anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, Eduard Kukan ka përshëndetur rekomandimin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Në një prononcim për ATSH, eurodeputeti Kukan shprehet se, “Unë e mirëprita dhe mbështes rekomandimin e Komisionit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë. Shpresoj që së shpejti vendi do të ketë një shans për të filluar negociatat dhe për të nxitur proceset e reformave”.

Eurodeputeti Kukan e ka vënë theksin që Shqipëria duhet të bëjë përparime në sundimin e ligjit dhe të ketë rezultate të prekshme.

“Shqipëria duhet të ripohojë përparimin në sundimin e ligjit dhe të vazhdojë të japë rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” deklaroi Kukan për ATSH.

Leave a Reply

Your email address will not be published.