Home / Kosova / Serbia me strategji: Tri pikat kundër Kosovës që nuk do të ndryshojnë

Serbia me strategji: Tri pikat kundër Kosovës që nuk do të ndryshojnë

 

Beogradi zyrtar i është përgjigjur Platformës së Kosovës për bisedime me Serbinë. Për t’iu kundërvënë asaj Platforme, janë publikuar dy projekt strategji kundër Kosovës për të cilat thuhet se do të zhvillohet një debat publik.

Kështu, si quhen projektet, Projekt strategjia e Sigurisë Kombëtare dhe ajo e mbrojtjes të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, theksojnë se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, transmeton Koha.net.

Në këto projekt propozime, pjesë nga të cilat ka publikuar gazeta “blic” e Beogradit, theksohet se Serbia do ta vazhdojë bashkëpunimin me NATO-n dhe me Organizatën për Siguri Kolektive (Rusia dhe disa vende të ish – Bashkimit Sovjetik) si vend ushtarak neutral, do t’iu ofrojë përkrahej të plotë pjesëmarrjes së serbëve në institucionet e Kosovës.

Aty theksohet se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës por , siç thuhet, “për interes të stabilitetit rajonal dhe për marrëdhënie sa më të mira serbo – shqiptare, do ta vazhdojë dialogun me institucionet në Prishtinë me ndërmjetësim të BE-së.

Shtohet se Serbia përpiqet për zbatimin “pikë për pikë të marrëveshjeve të Brukselit ndërsa do të angazhohet që ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata e KB-së, sidomos në OKB. Ajo premton se se do të ndërmarrë të gjithë të gjitha hapat në përputhej me Rezolutën e KB-së 1244.

Theksohet se Serbia përpiqet për mos zvogëlim të pranisë së KFOR-it dhe kundërshton transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, sepse, parashikon, kështu do të destabilohej situata në Kosova ë dhe do të shkatërrohej siguria në rajon.

“Serbia është e përcaktuar për dialog e bashkëpunim me partnerët tradicionalë. Në kuadër të bashkëpunimit bilateral e multilateral me këto shtete, synimi do të jetë në vazhdimin e pozicionit të tyre për mosnjohje të pavarësisë së Kosovës”, theksohet nder të tjera aty, transmeton Koha.net.

Leave a Reply

%d bloggers like this: