Home / Politika / Meta me kryeministrin belg: Negociatat, me rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe rajonin

Meta me kryeministrin belg: Negociatat, me rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe rajonin

Një vendimmarrje pozitive për hapjen e negociatave ka rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti dje në një takim të veçantë Kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Charles Michel.

Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë, veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë.

Në vijim të rekomandimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, Presidenti Meta theksoi rëndësinë e vendimmarrjes pozitive nga Këshilli edhe në aspektin strategjik për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë, Meta shprehu angazhimin për progres të mëtejshëm në reformat për pesë prioritetet kyçe, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Po kështu, Meta vlerësoi intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e migracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: