Kronika

Izet Haxhia vetëdorëzohet në policinë turke: Meqë nuk erdhën të më marrin shkova vetë

 

Ish bodyguard-i i ish kryeministrit Sali Berisha është vetëdorëzuar këtë të martë në policinë turke.

Lajmin e ka bërë publik vetë Izet Haxhia, i cili përmes një statusi në rrjetin social shkruan se u vetëdorëzua në kushtet kur asnjëri nuk erdhi ta “kërkojë”.

Kujtojmë se Izet Haxhia është kërkuar nga drejtësia shqiptare për t’u ekstraduar nga Turqia drejt vendit tonë. Haxhia është dënuar në mungesë nga gjykata shqiptare vite më parë për vrasjen e Azem Hajdarit.

Në vitin e largët 2006, Haxhia u arrestua në Turqi por arriti të fitonte betejën ligjore për të mos u kthyer në vend për të kryer dënimin e dhënë prej 25 vitesh burgim. Pak muaj më parë Gjykata në Turqi vendosi në favor të esktradimit të tij. Vetë ish bodyguardi u shpreh se do të vinte në Shqipëri për t’u përballur një herë e mirë me drejtësinë dhe ish kryeministrin Sali Berisha, personi përgjegjës për shumë krime, sipas Haxhiajt, duke përfshirë dhe vrasjen e Azem Hajdarit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button