Home / Kosova / Haradinaj në Samitin e Bërdos, po marrin pjesë 13 shtete të Evropës Juglindore

Haradinaj në Samitin e Bërdos, po marrin pjesë 13 shtete të Evropës Juglindore

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, po merr pjesë në Samitin e Bërdos në kuadër të SEECP (Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore). Samiti ka nisur punën në 10 të mëngjesit, derisa pjesë e saj janë 13 shtete të Evropës Juglindore.

Organizimin e sivjetmë të këtij Samiti e ka bërë Sllovenia, e cila e kryeson edhe SEECP-në këtë vit.

Forcimi i bashkëpunimit rajonal, fqinjësia e mirë, stabiliteti dhe siguria dhe marrëdhëniet e zgjeruara ekonomike, janë disa nga temat e këtij Samiti.

Kosova u bë pjesë e SEECP në vitin 2014 derisa po synon të marrë kryesimin e saj për vitin 2019 – 2020.

Leave a Reply

%d bloggers like this: