Home / Politika / Presidenti i PE mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë

Presidenti i PE mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë

Gramoz Ruçi ka marrë mbështetjen e Presidentit të Parlamentit Europian, Antonio Tajani për hapjen e negociatave të Shqipërisë.
Kreu i Kuvendit të Shqipërisë ndodhet në Talin të Estonisë, ku po merr pjesë në Konferencën e Kryetarëve të vendeve të Bashkimit Europian. I shoqëruar nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ai zhvilloi një takim me Tajanin.

Siç njoftohet nga Kuvendi, Tajani e përgëzoi Kryetarin e Kuvendit për rekomandimin pozitiv të dhënë nga Komisioni Europian për fillimin e çeljes së negociatave për anëtarësim.

“Do të shqyrtojmë në javët në vijim rekomandimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishme përpara dhe për këtë unë e mbështes hapjen e negociatave për anëtarësim”, citohet kreu i PE-së.

Leave a Reply

%d bloggers like this: