Home / Politika / Donald Tusk sot në Tiranë, Rama takon Merkel të enjten

Donald Tusk sot në Tiranë, Rama takon Merkel të enjten

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk do të jetë sot në Tiranë, në kuadër të një vizite zyrtare, ku do të takojë kryeministrin Edi Rama.

Vizita e Tusk në Tiranë përfshihet në turin tre ditor që Presidenti i Këshillit Europian do të zhvillojë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i vizitës është përgatitja e samitit BE-Ballkan që do të mbahet në Sofje më 17 maj.

Tusk do të marrë pjesë edhe në samitin e Brdo Brijun që do të zhvillohet në Shkup, ndërsa do të ndalet edhe në Podgoricë, Beograd e Sarajevë.

Ndërkohë, mësohet gjithashtu se Kryeministri Edi Rama do të niset të mërkurën në Gjermani, ku ditën e enjte do të takohet me Kancelaren Merkel për të diskutuar çështjen e negociatave të anëtarësimit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: