Home / Bota / Macron sugjeron “një marrëveshje të re me Iranit pa grisur marrëveshjen e vjetër”

Macron sugjeron “një marrëveshje të re me Iranit pa grisur marrëveshjen e vjetër”

Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron lanë të kuptohet se mund të ketë një marrëveshje të re për programin bërthamor të Iranit.
Pas bisedimeve në SHBA, Trump, i cili është mjaft skeptik ndaj paktit të firmosur në vitin 2015, tha se mbase do të bëhet një marrvëshje më e madhe. Në të njëjtin kuadër, Macron tha se një pakt i ri, nëse do të ketë një të tillë, duhet të mbulojë programin iranian të raketeva balistike dhe rolin e këtij vendi në Lindjen e Mesme.

Në vitin 2015, Irani ra dakord që të reduktojë programin bërthamor në këmbim të reduktimit të sanksioneve ekonomike. Trump ka qenë gjithnjë kritik i marrëveshjes të cilën e cilësoi një çmenduri edhe para Macronit, i cili udhëtoi drejt Uashingtonit për ta shpëtuar atë. Megjithatë, duket se sharmi francez e pati një farë efekti pozitiv dhe propozimi i Macronit për përmirësimin e paktit të vjetër dhe jo eleminimin e tij, ngjalli interesin e Trump.

“Mund t’ju them se patëm një diskutim shumë të sinqertë. Unë jam i hapur për një marrëveshje të re që të adresojë shqetësimet e Presidentit Trump, pa grisur marrëveshjen e vjetër”, deklaroi Macron.

“Mendoj se kemi një mundësi shumë të mirë për të bërë mbase një marrëveshje më të madhe. Një e tillë duhet të ketë themele të forta. Në marrëveshjen e parë, ata duhej të kishin përfshirë Jemenin, Sirinë apo pjesë të tjera të Lindjes së Mesme”, theksoi Trump.

Më 12 maj, Trump duhet të vendosë që të firmosë ose jo zgjatjen e paktit bërthamor dhe Presidenti amerikan nuk la të kuptohet se çfarë do të bëjë. Macron tenton ta shpëtojë këtë pakt, arsye për të cilën do të jetë në Uashington edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, të premten. Mbase mbjellja e një tjetër peme me Merkelin, ashtu si me Macronin, do ta bindë Trumpin t’i bëjë qejfin aleatëve këtë herë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: