Politika

Rama nis vizitën në Gjermani, takim me Merkel

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot vizitën zyrtare në Gjermani. Kryeministri Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar një fotografi nga Gjermania. “Mirëmëngjes”, shkruan Rama në Facebook, ku publikon një fotografi nga pritja zyrtare në Gjermani. Kjo vizitë vjen pas rekomandimit për çeljen e negociatave për Shqipërinë, gjatë javës së kaluar nga ana e Komisionit Europian.

Gjatë vizitës Rama do të zhvillojë një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, në kuadër të hapjes së negociatave me Shqipërinë. Ditën e djeshme në Tiranë ishte Presidenti i Këshillit Europian, Donald, Tusk i cili deklaroi se Shqipëria e meritoi rekomandimin pozitiv të KE për hapjen e negociatave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button