Home / Kosova / Komisioni i BE-së që vlerëson progresin për vizat, javën tjetër në Kosovë

Komisioni i BE-së që vlerëson progresin për vizat, javën tjetër në Kosovë

 

Shefja e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, bëri të ditur se javën e ardhshëm në Kosovë do të vijë një komision i BE-së, i cili do të vlerësojë progresin e Kosovës në plotësimin e kushteve.

“Javën tjetër vjen nga Brukseli një komision për vlerësimin e progresit rreth çështjes së liberalizimit të vizave”, ka thënë shefja e BE-së, Apostolova.

Apostolova theksoi se komisioni do të merret në veçanti me plotësimin e kushtit për luftim të korrupsionit, ndonëse më herët shefja e BE-së kishte thënë se Kosova e ka plotësuar këtë kusht.

Ndërkohë, ministrja Dhurata Hoxha foli rreth liberalizimit dhe integrimit, duke përmendur po ashtu edhe vizitën e këtij Komisioni.

E se vizat janë të rëndësishme edhe për Qeverinë, e tregon edhe një letër që kryeministri Haradinaj ua drejtoi medieve ku kërkoi pajtim rreth agjendës për liberalizimin e vizave.

Ndryshe, kosovarëve u është premtuar se me ratifikimin e Demarkacionit do të liberalizoheshin vizat. Një datë si më reale është përmendur fundi i këtij viti.

Leave a Reply

%d bloggers like this: