ArteKronika

Shqipëri – Mali i Zi, Kumbaro: Bashkojmë skenën dhe historinë e përbashkët

“Të bashkojmë forcat artistike si dhe të bashkojmë skenat tona, sepse historitë tona të përbashkëta duhen treguar”, – deklaroi ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, gjatë një takimi me homologun e saj të Malit të Zi, Aleksandar Bogdanoviç, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Cetinjë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Kumbaro tha se “ky takim kryhet përpara takimit të dy qeverive tona dhe shpreh edhe njëherë vullnetin dhe angazhimin politik të institucionit që unë drejtoj për të bashkëpunuar në fushën e kulturës dhe trashëgimisë”.

“Njerëzit e kulturës kanë kohë që bashkëpunojnë. E kemi për detyrë të institucionalizojmë këtë marrëdhënie mes artistëve”, – përfundoi Kumbaro.

Ministri Bogdanoviç u shpreh se projektet e përbashkëta ndërkombëtare në projektet IPA apo Creative Europe,  do të konkretizohen me një bashkëpunim dypalësh mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, që do të nënshkruhet shumë shpejt mes dy vendeve tona.

Takimi dypalësh u konkretizua me propozime konkrete në fushën e krijimtarisë muzikore, filmit, ekspertizës në trashëgimi, etj.

Drejtues të lartë të ministrive përkatëse diskutuan për bashkëpunime konkrete që do të përfshihen në kalendarin e përbashkët 2018-2020.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button