Home / Politika / Kancelarja Merkel inkurajon Ramën, por prisni sepse vendimi mirret në qershor

Kancelarja Merkel inkurajon Ramën, por prisni sepse vendimi mirret në qershor

Kryeministri Edi Rama ka përmbyllur në Gjermani takimin me Kancelaren Angela Merkel, ku nuk ka marrë një një mbështetjen të plotë nga ana e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në BE.

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video pjesë e takimit të suksesshëm me Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel dhe nëpërmjet kanalit televciziv personal ERTV ka transmetuar direkt konferencën per shtyp,.

Kancelarja gjermane Merkel ka vlerësuar reformën në drejtësi dhe procesin e Vetting-ut, por nuk ka qënë e prerë për një garanci, të paktën tani për tani pë mbështetjen e Gjermanisë për Shqipërinë

“Shqipëria ka bërë reforma të rëndësishme dhe se nëpërmjet tyre janë arritur përparime, këtu e kam fjalën për sistemimin e drejtësisë. Procesi i Vetting-ut, tani po zgjerohet edhe në polici. Unë vetëm se mund të inkurajoj Kryeministrin dhe të vazhdojë këtë rrugë”, – ka vënë theksin Kancelarja gjermane Merkel. Kurse për vendimin Merkel deklaroi se “kjo do të vendoset më vonë, në qershor.

Po ashtu, Kancelarja Merkel ka theksuar se “Gjermania do të mbështesë, Gjermania do të jetë ndihmuese, në mënyrë që të shohim vërtetë përparimet që na duhen, në mënyrë që në qershor të marrim një vendim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.