Home / Politika / Investigimi i “Mother Jones”, LSI: E hedhim në gjyq për shpifje. Paguhet me paratë e drogës së Ramës

Investigimi i “Mother Jones”, LSI: E hedhim në gjyq për shpifje. Paguhet me paratë e drogës së Ramës

Pasi pak kohë më parë botoi raportin e lobimit të PD në SHBA, revista amerikane “Mother Jones” erdhi me një tjetër investigim ditën e sotme, ku në qendër të tij ishte Lëvizja Socialiste për Integrim.
 “Mother Jones” përmendi në shkrimin e saj veprimet misterioze të kompanive “offshore” në favor të Lëvizjes Socialist për Integrim.

Ndërkohë nuk ka vonuar edhe reagimi i LSI, e cila thotë se do ta hedh në gjyqë revistën amerikane. Më tej, LSI thotë se “Mother Jones” tregoi që paguhet nga paratë e drogës së Edi Ramës.

“Artikulli i “MotherJones” është manipulim, mashtrim, pa fakte dhe i shtrembëruar. Përgjigjet e LSI nuk u pasqyruan në këtë artikull. Zyra e Shtypit e LSI u kontaktua disa ditë më parë nga gazetarja e “MotherJones”. Disponojmë e-mailet dhe të gjitha pyetjet dhe përgjigjet, të cilat po i vëmë në dispozicion të opinionit publik. “MotherJones” ose “FatherSoros” nuk i pasqyroi këto përgjigje në artikull. Shtrojmë Pyetjen: Përse ka frikë “MotherJones” nga përgjigjet e LSI-së? Sa herë ka komunikuar “MotherJones” me Endri Fugën?
“MotherJones” tregoi që paguhet me paratë e drogës dhe krimit të organizuar të Edi Ramës. Ky artikull i “MotherJones” nuk mund ta fshehë dot dështimin e Edi Ramës sot në Gjermani.
Zyra e Shtypit e LSI bën të ditur se Lëvizja Socialiste për Integrim do të hedhë në gjyq “MotherJones” për shpifje”, thuhet në deklaratën e LSI.

Leave a Reply

%d bloggers like this: