Ekonomia

Investimet në korridorin e jugut, përfitojnë 84 mijë banorë dhe rreth 300 mijë turistë

Në korridorin turistik të jugut ka nisur puna për zhvillimin e produkteve turistike për bashkitë Berat, Gjirokastër, Sarandë, Përmet.

Strategjia do të zhvillohet në kuadër të projektit për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik, një projekt kompleks që financohet nga qeveria shqiptare e Banka Botërore dhe zbatohet nga FSHZH.

Ky projekt ka filluar vitin e kaluar dhe rreket të zhvillojë turizmin në jugun e vendit nëpër korridorin turistik të qarqeve Vlorë, Berat dhe Gjirokastër, me fokus katër bashkitë Berat, Sarandë, Përmet dhe Gjirokastër.

Nga ky projekt në vlerën 63.8 milionë euro, parashikohet të përfitojnë 84 mijë banorë dhe rreth 300 mijë turistë.

Përmirësimi i infrastrukturës urbane, nxitja e turizmit dhe forcimi i kapaciteteve institucionale për të mbështetur turizmin dhe zhvillimin e ekonomisë lokale në zonat e përzgjedhura në jug të Shqipërisë, janë objekt i këtij projekti.

Gjithashtu, zbatimi i këtij projekti, do të ndikojë në zhvillimin e ekonomisë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në rajonin e jugor të vendit, nëpërmjet financimit të projekteve të infrastrukturës.

Investimit në bashkitë Sarandë, Gjirokastër, Berat dhe Përmet, do të përfshijnë rehabilitimin e hapësirave publike, rrjetit rrugor, nyje inter-modale dhe infrastruktura shoqëruese (p.sh , trotuaret, kryqëzimet rrugore, ndriçimet rrugore, korsitë e biçikletave, stacionet e autobusëve); restaurimin e ndërtesave të përzgjedhura të trashëgimisë dhe përmirësimin e fasadave të ndërtesave të zgjedhura dhe; përmirësimin e zonave turistike (rrugët hyrëse, qendrat e vizitorëve, vendparkimet, sinjalistika turistike) si dhe rehabilitimi i rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve.

Gjithashtu, investimet përgjatë korridorit turistik në Shqipërinë e Jugut, do të përfshijnë restaurimin e objekteve të trashëgimisë dhe aseteve kulturore, përmirësimin e infrastrukturës mbështetëse.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button