Home / Kronika / Ngjarja e Kamzës, policia jep emrat dhe ndalon autorët. Arma e krimit gjendet në lumë

Ngjarja e Kamzës, policia jep emrat dhe ndalon autorët. Arma e krimit gjendet në lumë

“Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar kësaj ngjarjeje janë 2 shtetasit:

– Vladimir Kurti, 28 vjeç, banues në Tiranë.
– Ruzhdi Hode, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ata ndodhen aktualisht të ndaluar nga policia mbi bazën e urdhërave të dala nga Prokuroria.

Nga hetimet rezulton se i dyshuari Vladimir Kurti ka kryer ekzekutimin me armë zjarri të shtetasit Buci dhe plagosjen e bashkëshortes së tij.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Volksvagen”, me të cilin autorët kanë shkuar dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, veshjet dhe dorezat e përdoruara në vendngjarje. Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e provave të tjera materiale”, bëri të ditur Skënderaj

Leave a Reply

%d bloggers like this: