Kosova

Haradinaj për “El Pais”: Kosova nuk do e njohë pavarësinë e Katalonjës

“Nuk ka asnjë analogji të mundshme mes Kosovës dhe Katalonjës. Vendosja e kësaj ngjashmërie do të thotë shpërfillja e historisë ose interpretim i keq. Nuk mund të krahasohet dhuna nën regjimin e Milloshevicit me sundimin e ligjit spanjoll; duke e bërë atë është edhe ofenduese. Spanjë është një demokraci e avancuar. Rasti ynë rrjedh nga shpërbërja, përmes luftërave tragjike të ish-Jugosllavisë, në vitet e 90-ta. Ka një ndryshim të thellë: Kemi luftuar mbi të gjitha për të drejtat themelore të njeriut. Nuk është rasti i Katalonjës”, ka thënë ai për këtë gazetë.

Sipas kësaj gazete, Haradinaj me vendosmëri ka përsëritur se Kosova nuk do njoh pavarësinë e Katalonjës.

Intervista e tij, vjen pasi kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy kishte deklaruar se do vendos veto ndaj deklaratës evropiane ku përfshihej edhe Kosova, e cila pritet të nënshkruhet në Samitin BE- Ballkani që do mbahet më 17 maj në Sofje.

Këtë ai e ka vlerësuar si një gjë të panevojshme.

“Veto e Rajoy është për të ardhur keq, sepse Kosova ka respekt të madh për Spanjën si një kombi dhe si një demokraci e konsoliduar. Ashtu si vendet e tjera që dolën nga shpërbërja e Jugosllavisë, jemi edhe ne. Shpresoj që një ditë Spanja do të na pranojë si një anëtare e familjes evropiane që jemi ne”, ka shtuar ai.

Më tej ai ka shtuar se në këtë Samit, ai do jetë i hapur për çdo kontakt dhe se do të ishte nderë për të, të përshëndetej me Rajoy .

“Unë jam i hapur për çdo kontakt, kjo do të ishte një nder për të përshëndetur Rajoy”, ka thënë Haradinaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button