Home / Kronika / KLSH kallëzon në Prokurori ish- drejtorin e portit të Sarandës dhe kreun e komunës Golem

KLSH kallëzon në Prokurori ish- drejtorin e portit të Sarandës dhe kreun e komunës Golem

klsh1-320x241Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori ish-drejtorin e portit të Sarandës për shkelje të dispozitave ligjore në tenderat për investime dhe në dhënien me qira të ambienteve.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit përfundoi auditimin në “Portin Detar” Sh.a. Sarandë, me objekt “Mbi zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë në procedurat e prokurimeve, zbatimin e kontratave si dhe zbatimin e dispozitave ligjore për dhënien me qira të ambienteve”, për periudhën e veprimtarisë në vitet 2011-2013. Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore në tenderat për investime dhe në dhënien me qira të ambienteve”, thuhet në njoftimin zyrtar të KLSH-së.
KLSH ka rekomanduar 37 masa organizative dhe 6 masa për shpërblim dëmi në vlerën 3,928,224 lekë. Gjithashtu, KLSH i ka kërkuar Këshillit Mbikqyrës të Portit Detar Sh.a. Sarandë zbatimin e masës disiplinore “Largim nga puna” për Drejtorin e tanishëm të Portit, pasi ka lidhur kontrata me tragetet e linjës, pa kërkuar asnjë dokumentacion nga shoqëritë e transportit detar si edhe pa përcaktuar në asnjë rast sanksione për likuidimin e detyrimeve në kohë, duke sjellë debitorë në rritje për Portin; ka lejuar ushtrimin e aktivitetit të shoqërive që kryejnë aktivitetin e transportit të pasagjerëve, pa u licencuar më parë; ka lidhur kontrata për pranimin dhe përpunimin e trageteve, me bazë juridike të shfuqizuar; ka dhënë urdhra për ndryshimet dhe përcaktimin në pagat e punonjësve, pa marrë miratim nga Këshilli Mbikëqyrës, etj. KLSH ka kërkuar zbatimin e masës disiplinore “Largim nga puna” edhe për 3 punonjës të tjerë të Portit.
Po ashtu, KLSH ka kallëzuar në Prokurori kryetarin e komunës Golem, Kavajë dhe ish-kryeinspektorn e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik. Nga auditimi i Kontrolli i Lartë i Shtetit, për periudhën janar 2012-dhjetor 2013 është konstatuar se nga zyrtarët e mësipërm është shkaktuar dëmi ekonomik në vlerën 57.4 milionë lekë, ose rreth 570 mijë dollarë në këtë komunë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: