Politika

Vizita e Patriarkut Kirill në Shqipëri, mesazhe solidariteti e harmonie fetare

Vizita e Patriakut të Moskës dhe gjithë Rusisë, Shenjtërisë së Tij Kirill në Shqipëri përcjell mesazhe të rëndësishme në dobi të paqes, mirëkuptimit, solidaritetit e harmonisë fetare. Kështu deklaroi të hënën Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë një takimi në Presidencë, me Patriakun e Moskës dhe gjithë Rusisë, Shenjtërinë e Tij Kirill dhe delegacionin e lartë zyrtar që e shoqëron.

Presidenti Meta vlerësoi kontributin e Patriarkut Kirill në funksion të këtij misioni universal, referuar edhe takimit historik të Havanës, së dy viteve më parë, mes tij dhe Atit të Shenjtë, Papa Franceskut dhe mesazheve të përbashkëta që ata përcollën, jo vetëm për besimtarët e krishterë por për mbarë njerëzimin. Presidenti Meta theksoi se, roli i besimeve fetare është i pazëvendësueshëm për paqen, bashkëjetesën dhe harmoninë midis popujve dhe kombeve.

Patriarku Kirill shprehu kënaqësinë që konstatonte një ndryshim dhe progres të madh në Shqipëri, në të gjitha fushat, nga vizita e tij e parë, para 15 viteve në vendin tonë. Patriarku Kirill vlerësoi lartësimin e mëtejshëm të besimeve fetare në vendin tonë, çmoi lart harmoninë e bashkëjetesën tonë të mrekullueshme fetare dhe punën e shkëlqyer të klerikëve shqiptarë në këtë drejtim. Duke çmuar punën e jashtëzakonshme të Kryepeshkopit Anastas në veçanti, Patriarku Kirill shprehu mirënjohjen edhe për të gjithë drejtuesit e besimeve fetare në vend, që e nderuan gjatë kësaj vizite.

Presidenti Meta, vlerësoi kontributin e përkushtimin ndër vite të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, jo vetëm në funksion të ringritjes kanonike e shpirtërore të Kishës, të arsimimit e përgatitjes së brezit të ri të klerikëve shqiptarë, por edhe për lartësimin e besimit e përhapjes së vlerave të patjetërsueshme të harmonisë dhe tolerancës fetare mes shqiptarëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button