Home / Arte / Eurovizion, Bushpepa shkëlqen në prova, ja delegacioni shqiptar në Lisbonë

Eurovizion, Bushpepa shkëlqen në prova, ja delegacioni shqiptar në Lisbonë

Eugen Bushpepa, i cili përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion këtë vit, ka shkëlqyer në provën e parë të këngës “Mall” në skenën gjigande të Lisbonës. Jo vetëm në media, por edhe në kanalin zyrtar të Eurovizionit në youtube, Bushpepa ka marrë vlerësime dhe komente shumë pozitive të cilat e cilësojnë “Mall” si një këngë mahnitëse dhe Eugentin si zë fenomenal.
Në koferencën e shtypit e cila u zhvillua pas provës këngëtari shqiptar u shpreh shumë entuziaste për performancën e tij të parë, duke thënë se ishte ndjerë shumë mirë në skenë. Ai tha se në këtë këngë është munduar të shprehë më të mirën nga vetja e tij. Për shkak se performanca në festival është përcaktuar prej 3 minutash, Bushpepës i është dashur të heqi një sekuencë. Frika e tij ishte që kënga të mos ndryshonte shumë nga versioni origjinal, por në fund Bushpepa u shpreh se çdo gjë shkoi perfekt.
Shqipëria konkurron në gjysmëfinalen e parë, të martën më 8 maj dhe këndon e treta në renditje. Në gjysmëfinalen e parë konkurrojnë 19 shtete dhe vetëm 5 prej tyre do të këndojnë këngën në gjuhën e vendit të vet, midis të cilave edhe Shqipëria.

Delegacioni i përbëre nga:

* Eugent Bushpepa – këngëtari përfaqësues

* Erinda Agolli – backvokal

* Greta Radovani – backvocal

* Denis Hima – bateri

* Gerti Hima – bateri

* Besnik Nikolli – bass

* Kleart Duraj – kryetar i delegacionit shqiptar

* Sokol Marsi – producent muzikor

* Ndërkohë imazhi në skenë këtë vit kurohet nga stilistja Enada Atnikolla

Leave a Reply

%d bloggers like this: