Bota

SEUL – Avionë sekretë amerikanë F-22 dislokohen për manovra ushtarake

Koreja e Jugut konfirmoi sot se disa avionë sekretë amerikanë, tip F-22 Raptor, u dislokuan në Korenë e Jugut për manovra të përbashkëta ajrore, pavarësisht zbutjes së tensioneve me Korenë e Veriut.

Avionët F-22 Raptor kishin fluturuar edhe më parë mbi hapësirën e Koresë së Jugut në muajin dhjetor, kur dy aleatët organizuan manovrat më të rëndësishme ajrore, disa ditë pas lëshimit të një Rakete Ndërkontinentale Balistike (ICBM) me kapacitet goditës në territorin kontinental të SHBA-së.

Koreja e Veriut reagon si gjithmonë në mënyrë të ashpër ndaj dislokimit të avionëve sekretë si F-22, F-35A apo F-35B që sipas saj mund të përdoren për sulme që kanë si objektiv shënjestra të paracaktuara.

Ky njoftim vjen pasi media koreano-jugore raportoi të dielën se tetë avionë F-22 u ulën po atë ditë mbi bazën ushtarake të Gwangju, në jug të gadishullit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button