Home / Kronika / Dy shpërthime në Vlorë, pranë policisë dhe bashkisë
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Dy shpërthime në Vlorë, pranë policisë dhe bashkisë

Vlora është tronditur dy herë gjatë mbrëmjes ku dy shpërthime tritoli kanë pasuar njëra-tjetrën. Ngjarja e parë është shënuar në lagjen “Kushtrimi” përballë Drejtorisë së Policisë vendore. Në katin e 5-të një pallati, në sheshpushimin përpara banesës së shtetasit Fatjon Bata, 28 vjeç, i dyshuar edhe si objektiv i ngjarjes kriminale. 28-vjeçari jetonte në këtë apartament prej dy vitesh së bashku me nënën.

E moshuara Nadire Bata, si pasojë e shpërthimit, është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës, për shkak të tronditjes dhe shokut të përjetuar. Fatjon Bata rezulton e paskeduar më parë nga policia.

Në harkun kohor të 45 min, qyteti u trondit nga një shpërthim i dytë. Ngjarja ndodhi në lagjen “Karabash”, pranë bashkisë së qytetit bregdetar. Sasia e lëndës shpërthyese është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit E. Ç nga Vlora.

Kamerat e sigurisë kanë kapur sekuencën e dy personave teksa hidhnin lëndën shpërthyese nga jashtë murit rrethues. Aktualisht blutë e Vlorës janë duke punuar për të zbardhur dinamikën e secilës ngjatke. Pasi burime sqarojnë se në dëshmitë e tyre, “objekivat” nuk kanë deklaruar të kenë konflikte me njeri apo dyshime mbi ndonjë person.

Leave a Reply

Your email address will not be published.